Kur njerëzit mendojnë se Jori ka hyrë me një qëllim në “Big Brother VIP” nxiten nga disa arsye dhe duket se modelja po i forcon këto hipoteza. Madje edhe Kristi mendon kështu.
Ditën e sotme në shtëpinë e BBVA janë luajtur disa këngë të Butrint Imerit dhe ajo për të disatën herë këto ditë ka nisur të ngacmojë Luizin rreth kësaj gjëje teksa ndodhen në living room. Aty janë edhe Kiara, Aemaldo, Kristi, Kejsi, Nita e më pas vjen dhe Olta.
Sigurisht, situata është shfrytëzuar edhe nga Armaldo i cili ka përfituar nga rasti për të provokuar Luizin duke hedhur kunja vazhdimisht. “Me kë ka qenë Kiara e lidhur?”- pyet ai disa herë dhe një përgjigje e mori nga Nita e cila i tha: “Si e shfrytëzon Maestro momentin! Nuk je duke u treguar i mirë. Nuk bën!”. Por ai vazhdon dhe i thotë Luizit: “Ik, shko fli gjumë.”
Luizi qëndron në heshtje, Kiara qesh dhe përsërit hera-herës “Lot”. Në fakt Kiara e ka treguar shpesh herë që nuk e ka aspak problem të flasë për Butrintin. Madje, e kemi dëgjuar shpesh të flasë me pasion dhe emocione duke e cilësuar si “dashurinë e parë”.
Një tjetër këngë e Butrintit.
“Unë nuk kam faj. Dua të ta dedikoj!” -i drejtohet Jori dhe i këndon para fytyrës Luizit.
Armaldo pyet Kiarën se kush e këndon dhe ajo i përgjigjet “Butrinti dhe Don Xhoni”.
“Më pëlqejnë shumë këto intrigat! Ia gjeta pikë e dobët!” thotë Jori teksa Kristi i përsërit: “A të thash se është me mision”.
Pasi situata vazhdoi për disa minuta, Luizi i drejtoher Armaldos: “Unë gruan tënde e respektoj. E lë këtë lojë direkt unë. Edhe e di si del ti prej këtu.”
Një skenë e panevojshme që për hir të së vërtetës nuk i shohim më as mes gjimnazistëve. .classlifestyle
Hyrja e Sabianit në BBV/ Nuk përmbahet gazetari, shpërthen keq ndaj këngëtarit: Po…
“Iu dëgjoja që bërtisnit”/ Olta i ankohet Qetsorit për Luizin: Na çmendi duke…
Maestro kapet keq me Luizin: Je gropë, shumë dobët, s’je në standardin të…