
Ka qenë momenti kur u eliminua Joz Marku së bashku me Loredana Bratin, për ta lënë shtëpinë e famshme.
Derisa Gjesti po e përcillte për te dera, ai nga ana tjetër e goditi me shuplakë dhe e gjuajti në tokë.
Ky ka qenë një nga momentet më të rënda të këtij edicioni që u përfol mjaft shumë.
I pyetur në Post Big Brother për këtë rast, fituesi i këtij edicioni zgjodhi të mos fliste fare.
Ai e injoroi këtë çast duke thënë se tani ‘u kry çdo gjë’ teksa shtoi: “Nuk kam qejf as të hy andej. Nuk dua t’i jap asgjë. Hiç, hiç”.
Disa të tjerë thanë se kjo vulosi fitoren e Gjestit, e të tjerët shtuan se ai kishte luajtur që nga fillimi kur hyri në këtë format.