JiL.al - Jeto i Lumtur

Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët…Thënie Për Jetën..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një komb që nuk është në gjendje të dallojë lirinë nga robëria, është një fëmijë që ka nevojë të vazhdojë në shkollën foshnjore.·

Edukimi nuk është për ta zhveshur njeriun nga natyra, por për të ushqyer moralin e tij brenda natyrës së tij.·

Edukimi nuk humb te njeriu me mendje dhe zgjuarësi të kufizuar, por mendja dhe zgjuarësia humbin te njeriu i paedukuar.·

Edukata shumëherë i ngjan velit, i mbulon të metat e njeriut, por nuk i zhduk.·

Edukata është një petk që do ta veshë njeriun derisa do të jetë gjallë, prandaj duhet pasur kujdes që të jetë sa më e përsosur.· Edukimi e mund natyrën, sepse e pastron zemrën e njeriut nga veset e liga, që ka vendosur natyra, dhe e mbush me veti të mira.·

Edukatë në bashkëbisedim nuk është vetëm të flasësh fjalë të mira, është konditë të mos flasësh fjalë të ligë dhe të mos e lesh tjetrin ta thotë.·

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.·

Dituria dhe shkenca i jep njeriut një armë në dorë, edukata e stërvit në përdorimin e asaj arme.

Njeriu që nuk është i zoti të përdorë armën, po t’i jipet në dorë mund të vrasë shokët e vet; edhe një dijetar pa edukatë dhe me vese të liga, me diturinë e tij dëmton veten dhe të tjerët.·

Edukata është një nevojë ashtu si drita dhe ashtu si bëhet errësirë në atë vend që nuk ka dritë po ashtu aty ku nuk ka edukim nuk ka as edukatë.·

Thënie Për Jetën Nga Sami Frashëri

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top