“Kam ikur fshehurazi në Shkodër”/ Zbulohet aryesja e rëndë pse nëna e Luizit nuk mori pjesë në dasmën e të birit

Jil
Jil
2 Min Read

Këngëtari Luiz Ejlli ka qenë kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve.

Ai u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania dhe që pas përfundimit të kësaj aventure, ai ka qenë vazhdimisht në fokusin e fansave.

Së fundmi, këngëtari shkodran në një intervistë të shkurtër  zbuloi se çfarë kishte bërë pas dasmës.

“Kam ikur tinza në Shkodër, shkova sepse kam pasur nënë paqejf”, deklaroi këngëtari shkodran, duke treguar kështu se nëna e tij ka qenë e sëmurë gjatë këtyre ditëve.

Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja se pse ajo nuk ishte prezente atë natë në dasmën e cila u mbajt në natën finale, ku Luizi dhe Kiara u kurorëzuan në Bashkinë e Tiranës nga kryetari Erion Veliaj, në një ceremoni të transmetuar direkt në televizion.

Luizi është fitues i garës së madhe e cila kishte shpërblimin prej 100 mijë eurosh, gjersa me nga 10 mijë u shpërblyen edhe tre finalistët e tjerë: Kristi Aliaj (Dragot), Deamishel Hoxha dhe Efi Dhedhes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *