Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Konkurrentja e “Kepit të Tundimeve”, Efi ka tronditur me rrëfimin e saj duke treguar se dikur ka tentuar dikur të vriste veten.
Mes lotësh, Efi rrëfeu për lidhjen e saj të shkuar 4-vjeçare, lidhje e cila i shkaktoi shumë pasoja. “Kam pasur një lidhje 4-vjeçare.
Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë.
Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja veten. Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë.
E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë.
Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”, rrëfeu mes lotësh Efi.