“Kaq i urryer jam në këtë shtëpi që nuk më shpëtoi kush”. Kështu u shpreh mbrëmë Luiz Ejlli teksa qëndronte në living me Kiara Titon pranë dhe banorët e tjerë.
Këngëtari i referohej zinxhirit të shpëtimit, të cilin e nisi pikërisht partnerja e tij. Kiara nuk tha emrin e Luizit por të Keisit. Katër banorët që ngelnin në fund shkonin automatikisht në nominim dhe ato janë, Antoneta, Shpati, Elvisi dhe Luizi.
Luizi: Po ti mo? Sikur kishe inate me atë që të nxora në nominim. Ore nuk më shpëtoi asnjëri. Ça paskeni qenë. Atëherë thoni Luiz ça ke me ne, ja, asnjëri s’më do
Kristi: Po ty s’të shpëtoi Kiara, kush do të shpëtojë
Luizi: Edhe ju me i bërë qejfin Kiarës, nuk po e shpëtojmë atë
Elvisi: Si i gjen përgjigjet
Luizi: Nuk është normale
Luizi: Kjo i bie që automatikisht më paskeni të tanë inat. Edhe unë nuk e di, ju a duhet të gëzoheni apo mërziteni për këtë gjë. Ky është problemi, pasojat janë problemi.
Kristi: Unë jam i gëzuar
Luizi: Për ty e di, se ti kaos do. Ulesh aty, merr katër pako makarona, merr katër kavanoza pesto dhe i shijon.