Këto këshilla me siguri do të doje t’i kishe ditur shumë më parë…

Jil
Jil
2 Min Read

1. Përmirëso dietën tënde “mendore”.
Çdo gjë ndryshon në momentin që kupton se dieta nuk ka të bëjë vetëm me atë çfarë ha. Ajo përfshin atëçfarë sheh, çfarë lexon, çfarë ndjek dhe personat, me të cilët e kalon kohën. Nëse synimi yt është të kesh një mendje të shëndetshme, mos u ndal vetëm me heqjen nga vaktet e përditshme të ushqimeve jo tëshëndetshme.

2. Lëri të tjerët të dështojnë.
Shëndeti yt mendor është shumë më i rëndësishmëm se karriera, paratë, opinionet e të tjerëve, humori i partnerit tënd apo dëshirat e familjarëve të tu. Nëse të kujdesesh për veten do të thotë të lësh dikë tëdështojë, atëherë lëre atë person të dështojë.

3. Vendos kufij të qartë dhe mbroji ato.
Në momentin që ngre krye për veten tënde dhe vendos kufij të qartë me njerëzit e tjerë, ti nuk humbet miq, mundësi apo marrëdhënie të vërteta. Në këtë mënyrë humbet vetëm persona manipulues, narçisistë, që duan vëmendje dhe që e dëmtojnë shëndetin tënd mendor. Çdo gjë që humbet, ndërkohë që lufton për veten tënde, dije se nuk ia ka vlejtur.

4. Bëj zëvendësimet e duhura.
Kujdesi i vërtetë për veten kërkon zëvendësime. Zëvendësoje një film në Netflix me gjumin. Zëvendësoji influencerat e rrjeteve sociale me persona realë që të frymëzojnë. Zëvendësoji miqtë toksikë me ata që tëkëshillojnë për mirë. Zëvendësoji ankesat me mirënjohje. Zëvendësoje fajin me përgjegjësinë. Zëvendësoje të mënduarin e tepërt me veprimet.

5. Shih përpara drejt së ardhmes, jo prapa nga e shkuara.
Shëndeti yt mendor nuk ka për t’u përmirësuar asnjëherë, nëse vazhdon ta kërkosh lumturinë tek të njejtët persona dhe njerëz toksikë, tek të cilët e ke humbur më parë. E shkuara i përket së shkuarës. Ndaj, vazhdo përpara duke parë drejt së ardhmes dhe mos e mendo të kaluarën.

 

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *