Dy ish-konkurrentet më të përfolura të Big Brother Vip 2, Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë në Turqi, ndërsa fotot e tyre kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.
Moderatorja Kiara Tito ndodhet atje për realizimin e një nga projekteve të saj që do të transmetohet së shpejti në Top Channel, “Kepi i Vipave”.
Disa nga personazhet e njohur të spektaklit, do të qëndrojnë në një nga vilat më luksoze në Bodrum të Turqisë, aty ku Kiara ka realizuar edhe fotot e saj.