Pas nominimit kokë më kokë me Olta Gixharin, Kiara Tito u largua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP gjatë spektaklit të së shtunës. Pas largimit të saj, moderatorja, në ndryshim nga banorët e tjerë që kanë lënë më parë shtëpinë, ka vijuar ta ndjekë programin.
E sigurisht, Kiara ka shprehur hapur edhe mbështetjen e saj për partnerin e saj në Big Brother VIP, këngëtarin Luiz Ejlli. Përmes postimeve të shpeshta, ajo ka treguar se është krenare për rrugëtimin e partnerit të saj.
Së fundmi, ajo ka rishpërndarë edhe një postim të ish-banorit të Big Brother VIP 1, Meridian Ramcaj-t, i cili është edhe shok i Luizit. Në sfond të videos dëgjohet kënga e Anxhela Peristerit më frazën “Ata na hodhën helm e gënjeshtra, ata e dinin mirë sa të deshta…”.
Ndërkaq, Meridiani shkruan në sfond të videos së Luizit dhe Kiarës se durimi dhe koha arritën të vërtetojnë dashurinë e tyre.Telemedia
- LEXO TË RADHË
- Ngjarja në ‘Top Channel’, gjyshja e Kiarës reagon: Ata duhet të kishin dalë urgjent që dje
- Mohoi lidhjen, dalin fotot e Kiara Titos në ishujt luksoz me djalin e…
- “Do i them nuk di, ta harroje se…”/ Banorët ngacmojnë Luizin për Kiarën:..