Një fjalë e thënë nga Kiara Tito ka mjaftuar që Luiz Ejlli të ndihet mirë dhe këtë situatë ta bisedonte me Sabianin.
Teksa këngëtari ka kërkuar të zhvendosë rrobat e tij të dimrit, ka ndërhyrë moderatorja duke i thënë se mund t’i dërgojnë tek shtëpia e saj.
Kaq ka mjaftuar që Luizi të “ëndërrojë” që Kiara me të vërtetë ka qëllime serioze dhe gjithë marrëdhënien që kanë krijuar brenda shtëpisë do ta zhvillojë qetësisht jashtë.
“Të gjithë xhupat e dimrit, i futa tek dhoma e rrëfimit dhe i thashë do m’i coni… dhe thja Kiara çoni tek shtëpia ime dhe kur të dalim i rregullojmë bashkë, i sistemojmë bashkë. E di si m’u duk? Sikur, kur të dalim nga këtu ne do të jetojmë bashkë, i marrim gjërat avash-avash bashkë. Se normal sfidë tjetër është edhe kur të dalim. Do jetë presioni, kurdo që të dalim,”-u shpreh Luizi.
Më herët gjatë ditës së djeshme kujtojmë që Kiara, ishte duke biseduar me Fotininë, një nga banoret e reja, për lidhjen e saj me Luizin. Ajo i shpjegoi se kishte shumë pasiguri sesi do pritej nga jashtë lidhja e saj, mirëpo sipas Kiarës, mori siguri të plotë pas takimit me të atin.
“Po më rrjedh shoqnia me të, s’do e ndal veten”/ Një tjetër çift…
Me synimin për ta bërë rival? Qetsori shpërthen ndaj Luizit: Maskarai