Konfirmon kërcënimet dhe se do hidhet në gjyq nga Top Channel, reagon për herë të parë publikisht Jurgena Tusha, mikesha e ngushtë e Luiz Ejllit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një bujë e madhe është krijuar në rrjet për shkak të ndryshimit që ndodhi në Instagramin e Luiz Ejllit.

Ditën e djeshme Anaid Kaloti hodhi dyshime se Jurgena, vajza që ka menxhuar Instagramin e Luizit, ka qenë nën kërcënimin e Meridian Ramçaj dhe Top Channel, pasi ata e kanë dashur gjithmonë Instagramin e tij.

E sipas tij, rasti më i mirë për t’a bërë këtë ka qenë pas hapjes së “GoFundMe”, ku produksionit i lind e drejta të thotë se imazhi i Luizit po keqpërdoret jashtë.

Përsa i përket kësaj situate, një reagim ka ardhur për herë të parë nga vajza në fjalë, Jurgena Tusha .

Mbrëmjen e djeshme ajo ka hapur një llogari në Instagram ku ka thënë për herë të parë anën e saj të historisë.

Duke mohuar fjalët për Meridianin, Jurgena ka pranuar se është kërcënuar nga ‘Top Channel’ se do të hidhej në gjyq nëse nuk e dorëzonte Instagram-in e tij.

Mirëpo, a është kjo adresa e vërtetë e Jurgenës?

Në këtë situatë të bujshme është e thjeshtë që gjithkush të pretendojë se është vajza në fjalë dhe të përfitojë nga kjo gjë.

Ajo çka ngriti dyshime është se kjo llogari që supozohet të jetë e Jurgenës nuk ndiqet në Instagram as nga motra e as nga kunati i Luizit.

Gjithashtu, në story-t e Jurgenës është bërë një ripostim ku shihet se kunati i Luizit i ka kërkuar ndjekësve t’a ndjekin Jurgenën, mirëpo në vetë Instagramin e tij ky postim nuk egziston.

Për këtë, do të duhet të presim një reagim nga vetë familjarët e Luizit për të konfirmuar nëse kjo adresë është me të vërtetë e Jurgenës.

Konfirmon kërcënimet dhe se do hidhet në gjyq nga Top Channel,
Konfirmon kërcënimet dhe se do hidhet në gjyq nga Top Channel,
Konfirmon kërcënimet dhe se do hidhet në gjyq nga Top Channel,
Konfirmon kërcënimet dhe se do hidhet në gjyq nga Top Channel,
Konfirmon kërcënimet dhe se do hidhet në gjyq nga Top Channel,
Konfirmon kërcënimet dhe se do hidhet në gjyq nga Top Channel,
Scroll to Top