Krim i rëndë në familje/ Burri vret gruan, dalin detaje nga ngjarja

Jil
Jil
1 Min Read

 Vritet një grua shqiptare në Itali. Sipas mediave italiane, një shqiptare, rreth 60-vjeçare, është gjetur e vrarë me thikë në zonën e Ternit. Vdekja, nga sa mësohet, ndodhi në kulmin e një mosmarrëveshjeje gjatë së cilës gruaja është goditur disa herë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. 

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe kanë vënë në pranga partnerin e saj, po nga Shqipëria. Nga të dhënat paraprake, dyshohte se gjithçka ka ndodhur për çështje xhelozie. 


Teksa sherri mes çiftit kishte nisur, gruaja kishte marrë në telefon djalin e saj, i cili lajmëroi Policinë, pasi e ëma po bërtiste. Por efektivët nuk ia dolën që të shpëtonin. Bashkëshorti i gruas është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku edhe duhet që të tregojë se përse ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë që deri më tani asnjë nuk është identifikuar me emër. Gjithë çfarë dihet është se gruaja punonte në një dyqan peshkur, ndërsa burri ishte pa punë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *