Krimi makabër/ I preu kokën me thikë nënës së tij, prokuroria del me njoftimin e fundit

Jil
Jil
2 Min Read

Prokuroria Themelore në Pejë është duke zhvilluar hetime intensive lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi të premten mbrëma në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku një gruaje iu mor jeta nga djali i saj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, deklaroi për KosovaPress se i pandehuri është në ndalim prej 48 orësh, ndërsa prokurorja e rastit do të kërkojë paraburgim prej një muaji.

Ai tha se hetimet janë në fazën konfidenciale dhe deri më tani nuk mund të bëjnë publike asgjë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, ndërkaq tashmë po presin raportin e mjekut ligjor.

“Një rast i tillë nuk ka ndodhur më parë. Prokuroria dhe Policia janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që ky rast të ndriçohet në plotësi. Në vendin e ngjarjes, Policia e Kosovës është përgjigjur në afat shumë të shpejtë dhe ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar”- tha Nikiçi.

Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka kërkuar që i pandehuri të vijojë qëndrimin në paraburgim për një muaj, ndërsa seanca është mbajtur gjatë ditës së sotme. Vrasja që tronditi të gjithë Kosovën ndodhi rreth orës 16:00 të premtes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *