JiL.al - Jeto i Lumtur

Kriset aleanca e fortëe Efit me Luizin? Çfarë paralajmëron përqafimi i ftohtë që këngëtari i dha bukuroshes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Spektakli i së shtunës mbrëma kishte shumë surpriza të papritura për publikun por edhe për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

Fillimisht të gjithë u habitën me vendimin e Olta Gixharit për të lënë lojën e saj në mes dhe të largohej përfundimisht nga shtëpia e BB VIP. Edhe pse banorët u munduan që t’a bënin të ndryshonte mendim, aktorja e njohur ishte mjaft e vendosur që rrugëtimin e saj t’a përfundonte aty.

Shkak ishte malli për të birin e saj, Amar, i cili madje e priste te dhoma e surprizave për ta marrë në shtëpi.

Më pas, surpriza e radhës ishte kur Arbana Osmani hapi një televotim, ku publiku duhej që të votonte për 4 ish-banorë që t’i rikthenin në “Big Brother VIP2”. E më të votuarit ishin Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka.

Këta 4 ish-banorë kanë disa rregulla ndryshe nga banorët e tjerë. Vetëm njëri prej tyre mund të shkojë në finalen e madhe që do të mbahet më 6 maj, e nëse arrin që të rrëmbejë çmimin e madh atëherë do të marrë vetëm 50 mijë euro, jo 100 mijë euro

Po si e pritën banorët e BB VIP hyrjen e 4 ish-banorëve? Thuajse të gjithë u habitën nga ky vendim i Vëllait të Madh, pasi sipas tyre, ata kanë informacione nga jashtë, i kanë parë ata se si kanë luajtur dhe kanë studiuar lojën e tyre.

Por Luiz Ejlli e priti paksa ndryshe këtë pasi në shtëpi i hyri partnerja e tij, Kiara. Në fakt ishte edhe shoqja e tij, Efi, ajo që u bë pjesë e shtëpisë sërish, po duket se këngëtari nuk po mban të njëjtin afrimitet me të si më përpara.

Teksa të 4 ish-banorët hynë bashkë në shtëpi, ishte Efi ajo që vrapoi për të shkuar e para te pjesa tjetër e banorëve që po darkonin jashtë. Dhe reagimi i Luizit nuk ishte ashtu siç ajo apo dhe publiku priste.

Kjo për shkak se këngëtari menjëherë pyeti për Kiarën dhe sapo e pa vrapoi drejt saj për ta puthur dhe përqafuar. Pak më vonë, pranë tyre shkon Efi për të përshëndetur Luizin, ku u duk se ky i fundit i dha një përqafim të ftohtë.

Madje kur Ejlli mori vesh se vetëm njëri prej 4 ish-banorëve ka mundësi që të shkojë në finale, ai menjëherë nisi planet se si të marrë Titon me vete.

E fansat e tyre po pyesin nëse është duke u prishur aleanca e fortë e dyshes?

Në fakt Luizi duket sikur po e përdor Efin për të larguar disa banorë dhe më pas të largojë edhe atë përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Ai ia ka thënë në sy se në finale do Kiarën, ashtu siç Dhedhes i tha se dëshironte të shkonte vetë.

Gjithashtu Efi e ka vënë re ftohtësinë e Luizit. Ajo është shprehur se e shikon shumë ndryshe, sidomos kur ai mori vesh se vetëm 1 do mund të prekte finalen e madhe.

“Nëse do të ishte Kiara dhe do të futesha unë, do e ndjeja. Kurse në këto momente ai nuk e kishte fokusin tek unë, kështu që nuk ndjeva ndonjë gjë të veçantë. E di që u kënaq me atë të veten. Ai njeri është shumë i vëmendshëm dhe nuk i shpëton gjë. Momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do të qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Ai i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, edhe mua më do. Unë e kam parë dhe nuk kam nevojë për fjalë, se janë ca njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Unë respektin e tij e kam marrë dhe e kam fituar me kohë”, ka thënë Efi gjatë një darke me Gertin, Bledin dhe Kristin.

Efi shtoi gjithashtu se Luizi është duke u munduar që të mos krijojë shumë afrimitet me të. Sipas saj, nëse të gjithë nga 4 ish-banorët mund të shkonin në finale, atëherë ai do sillej më ngrohtë me të.

Scroll to Top