JiL.al - Jeto i Lumtur

“Kur dashuron”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nuk dashurohet me zemër,
dashurohet me shpirt
i mbarsur me çaste dashurie.
Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje,
s’është më dashuri
nëse s’ke frikë mos e humbasësh.
Por kur vërtet dashuron,
ti jeton
ndoshta keq, a mirë,
por jeton.
E di kur vdes?
Kur pushon së dashuruari;
bëhesh asgjë
kur s’të dashurojnë më.
Nëse të plagos dashuria
shëroji plagët
dhe beso,
je gjallë.
Për atë që do
për atë që të do.

ndër poezitë më të bukura për dashurinë nga Alda Merini.

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top