Kur dy zemra bëhen një, s’mund t’i ndajë as mbreti.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pas ndarjes nga jeta së një argjendari, familja e tij nuk vonoi të gjendej në vështirësi financiare. Ata arritën deri në pikën sa nuk kishin shumë para as për të blerë ushqime.

Kështu një ditë, gruaja e argjendarit nxori nga kasaforta një nga gjerdanët e safirit dhe i tha djalit të saj: “Bir, merre këtë gjerdan, çoje në dyqanin e xhaxhait tënd dhe kërkoji që të të japë para në këmbim të këtij gjerdani”.

Djali shkoi te xhaxhai i tij me atë gjerdan dhe ia vendosi në tryezën e dyqanit.

Xhaxhai e mori atë gjerdan dhe e shikoi me kujdes dhe i tha: “Bir, shko te nëna jote dhe thuaj që tregu tani nuk është i mirë. Ajo mund ta shesë më vonë kur të mund të ketë çmim më të mirë për këtë gjerdan.”

Pastaj xhaxhai i tij i dha ca të holla dhe i kërkoi të vinte të nesërmen dhe të mësonte të punonte me të dhe në këtë mënyrë ai mund të fitonte edhe për të plotësuar nevojat e familjes.

Nga dita tjetër djali filloi të vinte në dyqanin e xhaxhait të tij dhe të mësonte punën e ekzaminimit të bizhuterive dhe gurëve të çmuar.

Pas ca kohësh ai u bë shumë i mirë në ekzaminimin e bizhuterive dhe së shpejti njerëz nga zona të largëta filluan të vinin tek ai për të kontrolluar bizhuteritë e tyre dhe për të ditur vlerën e tyre.

Një ditë, xhaxhai i tij i tha: “Bir, shko te nëna jote dhe thuaji se tani tregu është i mirë dhe ajo mund ta shesë atë gjerdan për një vlerë të mirë.”

Djali shkoi në shtëpi dhe i kërkoi nënës së tij atë gjerdan prej safiri. Kur e ekzaminoi atë gjerdan, zbuloi se ishte fals.

Të nesërmen ai shkoi në dyqanin e xhaxhait të tij dhe nuk e mori atë gjerdan me vete. Kur arriti në dyqan, xhaxhai i tij e pyeti për atë gjerdan.

Djali tha: “Unë nuk e solla atë gjerdan, pasi kur e kontrollova, kuptova se ishte fals dhe nuk kishte asnjë vlerë.”

Pastaj djali pyeti: “Xhaxha kur e dije se ishte i pavlerë, pse thoje ta mbante dhe ta sillte kur tregu është i mirë?”

Xhaxhai iu përgjigj: “Kur ma solle për herë të parë atë gjerdan, në atë kohë ishe i pavlerë dhe ju kishit shumë nevojë për para. Nëse do t’ju kisha thënë në atë kohë se është fals, atëherë do të kishit menduar se po gënjeja.

Dhe duke e ditur se gjendja juaj financiare nuk ishte e mirë, do të kishit menduar se po përpiqem t’ju shfrytëzoj duke iu thënë për një gjerdan origjinal si fals, por tani kur vetë ke njohuri për bizhuteritë, e di që është vërtetë i tillë.”

Mësimi:

Nga mosdija ne priremi të keqkuptojmë dhe të prishim marrëdhëniet me të tjerët, prandaj duhet të mendojmë dhe të vlerësojmë me mençuri.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top