“Kur është fëmijë, njeriu u përket prindërve; kur është i ri, të dashurës; kur është burrë…”/Thëniet më të Bukura Indiane

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

India është vendi nga ku ka buruar një pjesë e madhe e mençurisë së botës.

Vendlindja e shumë personaliteteve veprat e të cilëve studiohen edhe sot, midis tyre sigurisht Mahatma Gandhi i cili i tregoi botës fuqinë që mbart protesta paqësore.

Nëse hyn të kërkosh në urtësinë e këtij populli, nuk do të shkaktojë shumë lodhje përpara se të gjesh thesare të mëdha.

Jemi të bindur se do t’i vlerësoni shumë këto thënie të popullit indian, ndaj presim edhe të na thoni cilën prej tyre veçuat nga të tjerat.

Kur është fëmijë, njeriu u përket prindërve; kur është i ri, të dashurës; kur është burrë, fëmijëve, por asnjëherë vetvetes.

Ai që gëzohet kur dëgjon një shpifje nga të tjerët, është pjesëtar i tyre.

Atë që ka hipur mbi elefant s’e trembin të lehurat e të tjerëve.

Armiqësia është me rrënjë, kurse miqësia – me gjethe.

Atij që s’i ka ardhur koha e vdekjes, edhe njëqind shigjeta nuk do ta vrasin, atij që i ka ardhur momenti, do të vdesë edhe nga një ferrë.

Bota është një bibliotekë librat e së cilës janë gurët, gjethet, bari, burimet, dhe kafshët.

E humbe tërë mbretërinë e botës, mos u pikëllo, s’është kjo asgjë. Pushtove mbretërinë e botës, mos u gëzo, s’është kjo asgjë.

Elefanti dhe kali po mbyteshin, kurse gomari pyeste a ka shumë ujë në lumë.

Është e pamundur të parathuhet fati i gurit, i drurit dhe njeriut.

Fatkeqësitë tregoja vetes, lumturinë botës.

Femra e cila ka vajzë, rri në karrige, e ajo e cila ka djalë mbështetet për mur.

Fëmija gjer në pesë vjeç të trajtohet si mbret, gjer në dhjetë vjeç si shërbërtor, kur t’i mbushë të pesëmbëdhjetat, atëherë të konsiderohet si mik.

Flutura që sillet rreth llambës me siguri do t’i djegë krahët e vet.

Ia dhashë shkopin të mbështetet, ai e përdori të më thyejë kokën.

I dituri gjithkund është i ditur; mbreti është mbret vetëm në mbretërinë e tij.

Korbin e mbytu shtrëngata; e mbytëm mallkimet e mia, tha bufi.

Ku ka tepri fjalësh ka mungesë zgjuarsie.

Kur këqyr veset, marrëdhëniet ndërpriten.

Kush flet pak fiton betejën, kush flet shumë merr fajet.

Kush s’duron gjërat e vogla s’mund të bëjë gjëra të mëdha.

Lumenjtë nuk e pinë ujin e tyre; pemët nuk i hanë frutat e tyre; retë nuk e përpijnë shiun e tyre. Çdo gjë që është me vlerë të madhe, gjithmonë është për të mirën e të tjerëve.

Qëndro jo më pak se 7 hapa nga elefanti, 10 nga budallai, 30 nga i dehuri.

Më mirë të punosh për bamirësi sesa të mos punosh fare.

Mos e kap tigrin për bishti, e nëse tashmë e ke kapur mos e lësho.

Mos para të mençurit, e as pas të marrit.

Nëna i ka fëmijët si gishtat e dorës, njërin ta kafshosh, dhembin të githë.

Nësë dëshiron të jesh i lumtur për një ditë, pi, nëse dëshiron të jesh i lumtur tërë jetën, rrit lule.

Nëse e pyesni një njeri të uritur sa bëjnë dy dhe dy ai përgjigjet: katër simite.

Nuk duhet të jesh tepër i drejtë, shko njëherë në pyll e shiko: atje presin vetëm drurët e drejtë, kurse të shtrembërit as beginisin t’i prekin.

Njëqind të ditur kanë të njëjtin mendim, çdo budalla ka të vetin.

Paraja e shikuar në ëndërr s’shërben për pazar.

Tenxherja që thyhet nga vjehrra ishte plasur, tenxherja që thyhet nga nusja ishte e re.jetoilumtu.al/

Scroll to Top