1- Është shumë e thjeshtë të jesh i lumtur, por shumë e vështirë të jesh i thjeshtë.
2- Mos e kufizo fëmijën te dijet e tua, sepse ai ka lindur në një kohë tjetër!
3- E kuptojmë botën gabim, dhe pastaj themi se bota na mashtron.
4- Lëre jetën tënde të kërcejë buzë jetës, ashtu sikurse vesa kërcen buzë gjethes!
5- Besimi është si zogu që ndjen dritën, para se agimi të kaplojë errësirën e natës.
6- Nuk mund të kapërcesh detin, thjesht duke qëndruar dhe vështruar ujin.
7- Rrënja nën tokë, nuk pret shpërblim, kur i bën degët të lulëzojnë.
8- Fjeta dhe ëndërrova se jeta ishte gëzim. U zgjova dhe pashë se jeta ishte shërbim. Veprova dhe pashë se shërbimi është gëzim.
9 Një mendje vetëm me logjike, është si një thikë vetëm me teh. E gjakos dorën që e përdor.
10- Çdo gjë që na përket, vjen te ne, nëse arrijmë të kemi aftësinë ta pranojmë.
11- Miqësia e vërtetë është si drita fosforeshente. Shkëlqen më shumë kur gjithçka errësohet.
12- Flutura numëron momentet, jo muajt, dhe ka kohë mjaftueshëm.
13- Edukimi më i lartë është ai që nuk na jep thjesht informacione, por na bën të jetojmë jetën tonë në harmoni me gjithë ekzistencën.
14- Thellësia e miqësisë nuk ka lidhje sa kohë njihemi.
Nga Jeto I Lumtur.al
Jeto I Lumtur