Kush është “shoku” që porositi Lorencin t’i thotë Kiarës “zemra” sapo të hynte? Mesazhi që fut në sherr Luizin dhe moderatoren

Jil
Jil
2 Min Read

Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët janë ulur në living për të lexuar mesazhet që u dërgojnë fansat.

Një mesazh i dërguar për Lorenc Hasramën përmes aplikacionit ‘Big Love’ trazoi ujërat mes çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Ishte Luizi, ai i cili nuk e bëri të madhe por vendosi ta komentojë me Kiarën teksa po konsumonte ushqim.

Banori, tha se mesazhi që shkruante ‘faleminderit për porosinë zemra’ ishte për moderatoren. Por kjo e fundit nuk mendon kështu, duke thënë se Lorencin e njeh që nga jashtë shtëpisë.

Por Luizi, insistoi duke shtuar se Lorenci kreu porosinë e një personi, duke i thënë Kiarës zemra.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Kur i thashë Lorencit, avash me këtë zemra se e kishte porosi prej dikujt tjetër me të thënë o zemra. Lorenci e kishte porosi prej shokut që deshi me të thënë ty ‘hë zemër’.

Luizi: Aman kujdes, faleminderit për porosinë zemra. Prandaj i thashë avash o shpirt me këto zemra se nuk u lirua.

Kiara: Ore seriozisht e ke? Unë e njoh nga jashtë Lorencin.

Luizi: Nuk ka faj Lorenci, po i ka dhënë porosi ai tjetri. Ti a e pe mesazhi sot? Apo nuk ishte aty?

Kiara: Çfarë tha mesazhi edhe një herë?

Luizi: Rrofsh për porosinë që ma kreve vëlla. Për zemrën, se e kishte futur zemrën në ‘thonjëza’. Leje moj se i njoh që në sy që kur futen brenda.

Kiara: Po jo mo jo, seriozisht e ke, unë nuk e mora fare ashtu, nuk e di nuk besoj se ishte për atë qëllim. Po kush ishte ai që the e njoh?

Mister mbetet personi që sipas Luizit, i dërgoi një mesazh Kiarës me fjalën ‘zemra’.

Lexo të radhë

“Po sillesh si rrugaç”/ Luizi përplaset sërish me Armaldon: Je nën urdhra akoma, je duke vluar…(VIDEO)

“Më zhgënjeu…”/ Sipas Bledi Manes, Kiara Tito është Maestro “versioni femër”

Flisni, flisni se flisni bukur/ Kiara bën veprimin e çuditshëm në debatin më…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *