Kush po e pret nga jashtë? “O zemra”/ Hyri me komplimenta për Kiarën, këngëtari ia plas të vërtetën në fytyrë moderatores: Lorenci e kishte porosi nga jashtë (VIDEO)

Jil
Jil
2 Min Read

Një mesazh i dërguar për Lorenc Hasramën përmes aplikacionit ‘Big Love’ trazoi ujërat mes çiftit Luiz dhe Kiara. Ishte Luizi ai i cili nuk e bëri të madhe por vendosi ta komentojë me Kiarën teksa po konsumonte ushqim. Banori, tha se mesazhi që shkruante ‘faleminderit për porosinë zemra’ ishte për Kiarën. Por kjo e fundit nuk mendon kështu, duke thënë se Lorencin e njeh që nga jashtë shtëpisë.

Por Luizi, insistoi duke shtuar se Lorenci kreu porosinë e një personi, duke i thënë Kiarës zemra.

Luizi: Kur i thashë Lorencit, avash me këtë zemra se e kishte porosi prej dikujt tjetër me të thënë o zemra. Lorenci e kishte porosi prej shokut që deshi me të thënë ty ‘hë zemër’.

Luizi: Aman kujdes, faleminderit për porosinë zemra. Prandaj i thashë avash o shpirt me këto zemra se nuk u liru.

Kiara: Ore seriozisht e ke? Unë e njoh nga jashtë Lorencin.

Luizi: Nuk ka faj Lorenci, po i ka dhënë porosi ai tjetri. Ti a e pe mesazhi sot? Apo nuk ishte aty?

Kiara: Çfarë tha mesazhi edhe një herë?

Luizi: Rrofsh për porosinë që ma kryve vëlla. Për zemrën, se e kishte futur zemrën në ‘thonjëza’. Leje moj se i njoh që në sy që kur futen brenda.

Kiara: Po jo mo jo, seriozisht e ke, unë nuk e mora fare ashtu, nuk e di nuk besoj se ishte për atë qëllim. Po kush ishte ai që the e njoh?

Mister mbetet personi që sipas Luizit, i dërgoi një mesazh Kiarës me fjalën ‘zemra’.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *