JiL.al - Jeto i Lumtur

Kush tradhton më shumë, femrat apo meshkujt?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Femrat janë më besnike sesa meshkujt kur bëhet fjalë për shkelje të kurorës, këtë e ka zbuluar një studim Amerikan mbi tradhtinë gjatë vitit 2013, në mesin e 25.000 pyetësorëve. Pjesëtarët e gjinisë së bukur mesatarisht kanë 2-3 dashnorë, ndërsa meshkujt 1-2 dashnore, shkruan Ask Men. Femrat në lidhjet jashtëmartesore kërkojnë dashuri, plotësim emocional, romantikë dhe mënyrë që të ngrenë vetëbesimin e tyre, ndërsa meshkujt dëshirojnë kënaqësi seksuale dhe ikje nga bashkëshortësia monotone, apo edhe që të plotësojnë egon e tyre.
Gjithashtu, femrat, për dallim nga meshkujt, shpesh dashurohen me të dashurin e tyre dhe të parat ia fillojnë lidhjes jashtëmartesore. Femrat shkelin kurorën pas 4-5 vitesh martesë, ndërsa meshkujt pas 7-8 vjetësh martesë. Përveç kësaj, femrat më herët bëhen shkelëse kurore, më së shpeshti kur i mbushin 35-37 vjeç, ndërsa meshkujt pesë vjet më vonë, domethënë kur i mbushin 42-45 vjeç. Të dy gjinitë pajtohen që monogamia është gjendje jo e natyrshme, përkatësisht 75% e femrave dhe 65% e meshkujve theksojnë që akoma e dashurojnë partnerin bashkëshortor. Rreth 80% të shkelësve të kurorës dëshirojnë të ruajnë bashkëshortësinë, ndërkaq 40% e femrave dhe 30% e meshkujve kanë kërkuar shkurorëzim në rastin kur kanë mësuar që partneri apo partnerja po i tradhton.
“Femrat më lehtë gjejnë të dashur dhe më së shpeshti mund të mbajnë nën kontroll atë lidhje. Ato në lidhjet e tyre jashtëmartesore kërkojnë emocione, ndërkaq meshkujt vetëm kënaqësi trupore”, shkruan Ask Men.
Scroll to Top