Ky është roja që u vra në Top Channel, Artan Hoxha: Babai i 3 fëmijëve për 24 ditë do të mbushte 61 vjeç

Jil
Jil
2 Min Read

TIRANË- Personi në foto është Pal Kola, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme kur godina e Top Channel u sulmua me breshëri kallashnikovi. Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë 60-vjeçarin i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fotoja e tij u bë publike nga gazetari i njohur Artan Hoxha, i cili shkruan se për 24 ditë, Kola do mbushte 61-vjeç.

POSTIMI I ARTAN HOXHËS:

Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç… I punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare, me vlere disa dhjetera milione euro… Populli thote:”Peri keputet aty ku eshte me i holle”.. Por jo kaq i holle dreqi ta haje…

Kur degjoj presidentin, kryeministrin, kryetaren e kuvendit, ministrin e brendshem, deputetet e mazhorances, te cilet ne vend te shkundin shtetin per te kapur dhe ndeshkuar vrasesit, “denojne” barbarine e mesnates, qe i mori jeten nje shqiptari, krejtesisht te pafajshem, te varfer, te keqpaguar, me vijne ndermend vetem vargjet e Migjenit: “O, si nuk kam një grusht te fuqishem! Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh! Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem… E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.”

Çfarë ndodhi?

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar u afruan pranë Top Channel me një automjet tip ‘Range Rover’ me targa të vjedhura dhe qëlluan me breshëri kallashnikovi kundrejt ambienteve të televizionit. Një nga plumbat kapi rojen e sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ndërroi jetë në vend. Autorët u larguan nga vendngjarja, ndërsa mjeti bashkë me dy kallashnikovët u gjetën duke u djegur. Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.noa,al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *