JiL.al - Jeto i Lumtur

Lehtësim dhe gëzim, çfarë e ushqen më shumë shpirtin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Më duket e dobishme të kuptoj dallimin midis lehtësimit dhe gëzimit për një arsye të thjeshtë por jashtëzakonisht të rëndësishme: Shpirti ynë ushqehet vetëm me gëzim. Vetëm me gëzim të pastër, të padëmtuar. Çdo gjë tjetër nuk është ushqim për shpirtin tonë dhe kur shpirti ynë është i kequshqyer, ne sëmuremi ose mendërisht ose fizikisht.

Kultura jonë propozon vlera që zhvlerësojnë të drejtën tonë për gëzim. Qysh fëmijë të vegjël mësojmë të jemi seriozë, të mos e teprojmë në lojë, të jemi të zellshëm madje edhe në mësimet që nuk na pëlqejnë, të jemi punëtorë edhe në punët që gjithashtu nuk na pëlqejnë, të kemi parasysh se çfarë do të fitojmë dhe jo çfarë do të humbasim, ta shtyjmë gëzimin për më vonë, kur” t’i vijë koha”. Shtyrja e gëzimit dhe pritshmëria se do ta takojmë në një moment në të ardhmen, buron nga një këshillë e arsyeshme, të cilën e dëgjojmë që kur jemi fëmijë të vegjël dhe në një moment e përvetësojmë, pra e bëjmë pjesë të vetes:

“Përpiqu sot që të gëzohesh nesër”. Tingëllon shumë logjike, përveç se fraza të tilla logjike janë grackat më efektive, nga të cilat është shumë e vështirë të çlirohesh, të shpëtosh. Përfundimisht kjo orë, ora e gëzimit, nuk vjen kurrë, për dy arsye kryesore: e para është se me këto zvarritje të mbivendosura nuk mësojmë të gëzohemi, kështu që “Si mund të bëj diçka që nuk e di?”

Arsyeja e dytë është se, duke ndjekur këtë këshillë logjike, ne mësojmë ta vendosim gëzimin gjithmonë diku në të ardhmen dhe nuk dimë ta marrim atë nga e ardhmja dhe ta sjellim këtu, në të tashmen.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top