Luiz Ejlli dhe Flori Mumajesi bëhen bashkë për në Eurovizion,

Jil
Jil
1 Min Read

Ky është padyshim viti i Luiz Ejllit, i cili që pas fitores së Big Brother VIP është kthyer një ndër personazhet më të kërkuar të momentit.

Teksa ditët e fundit po mbahet premiera e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’ me protagonistë Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin, këngëtari duket se po punon për një tjetër sukses, kësaj here në fushën e tij, në këngë.

Një listë që po qarkullon në rrjete sociale, jo në mënyrë zyrtare tregon se Ejlli do të jetë pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, që pritet të mbahet në fundvit.

Autor i këngës sipas listës së publikuar është Flori Mumajesi.

Në po të njëjtën listë është edhe emri i Elvana Gjatës me një këngë të Darko Dimitrov. Ndonëse ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga vetë emtat e lartpërmendur produksioni i festivalit, ndjekësit në rrjete sociale janë shprehur të ekzaltuar për këtë përplasje titanësh.about:blank

Sakaq emra të cilët janë konfirmuar si pjesëmarrës në festival janë: Elsa Lila, Ardit Çuni, Vesa Luma e Big Basta, Samanta Karavella e Vesa Smolica.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *