Luiz Ejlli ka hedhur poshtë të gjitha aludimet se do të jetë pjesë e Big Brother VIP Albania 3.
Kjo pasi u tha se do të jetë në rolin e opinionistit në këtë edicion, e madje pati zëra që do të jetë në vend të ‘Vëllait të Madh’.
Në një video të ndarë me ndjekësit në InstaStory, artisti shkodran mohon një gjë të tillë.
“Pas shumë e shumë pyetjeve mesazheve, Luiz a do të jesh opinionist, Vëllai i Madh”, u shpreh ai.
Këngëtari tutje shtoi: “Nuk do të jem opinionist, as Vëlla i madh, as Vëlla i vogël. Do jem si ju, do e shikoj. Nuk do jem pjesë e Big Brother, ju uroj suksese të gjithëve. Big im, ka qenë Big 2. Suksese, ju uroj shikim të këndshëm”.
Ai vlen të ceket se ka qenë një fenomen i vitit të kaluar për shkak të pjesëmarrjes në BBVA.
I njëjti doli edhe fitues, ku rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.