JiL.al - Jeto i Lumtur

Luiz Ejlli me një mesazh për mbështetësit e tij: Faleminderit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli është protagonist në filmin e ri “Në kuadër të dashurisë”.

Ai luan përkrah aktores, Olta Gixhari, me të cilën ishin rival gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të BBVA.

Premiera e filmit u dha të hënë, më 9 tetor dhe mirëpritja nga ana e fansave të mbledhur për t’i parë nga afër yjet ishte e jashtëzakonshme.

Luizi gjatë parakalimit në tapetin e kuq të premierës bashkë me partneren e tij, Kiara Tito nuk hezitoi të ndalonte për të bërë foto me ta.

Të gjithë momentin e tij gjatë shfaqjes në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Ejlli e ndau edhe me fansat në llogarinë e tij në Instagram.

Aty këngëtari shkodran ka falënderuar mbështetësit e tij për përkrahjen duke i quajtur si ‘forca e tij’.

“Një nga dhjetë urdhërimet thotë: “Mos e lakmo kurrë sendin e huaj për të keq”. E unë nuk lakmoj asgjë! Dhe kjo është e gjitha dhuratë që ju të gjithë ma keni bërë, dhe po të kisha nëntë jetë nuk do jua ktheja secilit atë që ju meritoni. Faleminderit që ekzistoni, jeni forca ime, zoti ju bekoftë”, ka shkruar Luizi në mbishkrimin e postimit.

Ndryshe, Luizi dhe Kiara kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur u bën pjesë e BBVA, dyshja u njoftuan dhe krijuan romancën brenda shtëpisë së madhe, ndërsa edhe kurorëzuan dashurinë në natën finale të spektaklit.

Scroll to Top