JiL.al - Jeto i Lumtur

Luiz Ejllit nuk i del inati me Ronaldon: S’bëhen të gjitha punët me b*thë o flutur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Këngëtari Luiz Ejlli ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-banorit të BBV, Ronaldo Sharka, i cili është shprehur se Kiara Tito e mori moderimin e emisionit “Kepi i Tundimeve” prej partnerit të saj.

Gazetari u shpreh në një intervistë se e meritonte ai prezantimin e emisionit.

“I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët, është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe kjo shet. Vazhdoj ta them, këtë emision e meritoja ta prezantoja unë me gjithë respektin dhe dashamirësinë për Kiarën. Kiara ka bërë dhe para e do të bëjë edhe pas Big Brotherit”, tha Ronaldo Sharka.

Luiz Ejllit nuk i del inati me Ronaldon: S’bëhen të gjitha

Por pas kësaj deklarate të tij, ka reaguar ashpër Luiz Ejlli i cili në një koment i shkroi: “Nuk bëhen të gjitha punët me b*thë o butterfly. Jo gjithçka bëhet për follow, ka një limit”.

Më pas në një postim në InstaStory, këngëtari iu drejtua duke i thënë se nëse ngelet pa punë, të marrë 5000 euro-t, shifër që Luiz Ejlli  i premtoi Ronaldo Sharkës kur ishte brenda shtëpisë së BBV.

“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim, meritojnë diçka tjetër sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5000 eurot mqs do ngelesh pa punë”, shkroi Luizi.

Scroll to Top