Në kuadër të lojës apo jo, Luizi sot ka deklaruar më shumë se një herë se qëndrimi i tij në “Big Brother Vip”, varet krejtësisht nga Kiara. Pra, nëse Kiara eliminohet, Luizi ka “kërcënuar” se do të largohet edhe a
Këtë bisedë, Luizi e bëri me Oltën dhe Armaldon, të cilët nuk i besuan dhe e cilësuan deklaratën e tij si “presion” për publikun që të mos nxjerrin Kiarën nga shtëpia. Aktorja u shpreh mes të tjerash se në rast se do i jepet mundësia e Kutisë së Pandorës, Kiara-Luiz-Qetsor, mund të jetë një nga kombinimet e saj për nominim. Ajo u shpreh e bindur se del Kiara, gjë që u kundërshtua nga Luizi.
Luizi: Unë të siguroj që nëse dal unë, del edhe Kiara direkt pas meje. E lë vetë lojën. Nuk ka lidhje përballimi i lojës, unë e kam thënë që luaj me shpirt, ajo më jep forcë. Unë nëse shkoj në finale, ose shkoj me Kiarën ose nuk shkoj fare. Nëse del Kiara, unë heq dorë direkt. Nëse del Kiara që nesër, dal edhe unë. Po të bëj be Për Zotin e Madh.
Olta: Nuk ka shance. Unë bëj skandal këtu nëse e bën atë gjë. Është e drejta jote, por jemi edhe ne këtu. Kjo është t’i bësh presion publikut, që të mbajnë edhe Kiarën nëse të duan ty. Unë nuk të lë të dalësh. Nuk ka kuptim fare kjo që thua dhe është e pabesueshme. Unë do kem edhe Pandorën.
Luizi: Në nominim, Kiara na mposht mua dhe Qetsorin. Krahason imazhin që ka krijuar Kiara me atë që kam krijuar unë? Jemi shumë larg, si është Kiara e si jam unë.