Luizi dhe Kiara do të martohen në finalen e BBV! Do “çuditeni” nga dëshmitarja në dasmën e çiftit

Jil
Jil
2 Min Read

Një dasmë të vërtetë. Kjo është surpriza e madhe e përgatitur nga produksioni për çiftin e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania.

Dashuria e tyre do të kurorëzohet në natën e finales së madhe të 6 Majit me praninë te njerëzve të afërt.

Vip Magazine mëson se dëshmitare në dasmën e çiftit do të jetë gjyshja e moderatores, e cila njihet tashmë edhe nga publiku si nëna Leta

Ditën e djeshme Luizi dhe Kiara festuan të ndarë tre muaj nga dasma e realizuar në shtëpinë e BBV, ku ata shkëmbyen edhe puthjen e parë.

Ndërkohë mbrëmjen e eliminimit të Kiarës, Luizi i bëri asaj një propozim të vërtetë me unazë duke u ulur në gjunjë para miliona shqiptarëve.

Pas daljes nga Big Brother Vip Kiara ka nisur përgatitjet për ceremoninë që do të mbahet në datën 6 Maj. Ajo ka vendosur kontakt edhe me familjarët e Luizit duke kaluar më shumë kohë me nënën e tij e cila ka udhëtuar nga Amerika për të qenë pranë djalit të saj.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *