JiL.al - Jeto i Lumtur

Luizi dhe Noizy në një bashkëpunim? Anëtari i grupit OTR zbulon të vërtetën (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Varrosi i ftuar në rubrikën “Mos i bjer me top” ka treguar nëse Noziy do bënte një bashkëpunim me Luiz Ejllin.

Gjithashtu ai u pyet se nëse ishte vërtet zëri i Luizit në këngën e Elvanës dhe Noizyt, në momentin kur thërret “Noizy”, por Varrosi shprehet se nuk e di.

Ronaldo Sharka: A është e vërtetë që është zëri i Luizit dhe e dyta, a do bëhet Luizi pjesë e OTR?

Varrosi: Ore pjesë e OTR nuk them, por besoj që do ishte super gjë që Noizy dhe Luizi të bënin një këngë.

Erjola Doci: Po zëri është apo nuk është?

Erjona Doci: Nuk e njeh zërin e Noizyt?

Varrosi: Më duket si zëri i Noizyt me thënë të drejtën, por nuk e di, ndoshta është dhe ajo. Është diçka që nuk e di, e kanë mbajtur sekret ndoshta.

Ronaldo Sharka: Ai ka dëshirë të bëjë këngë me Luizin?

VarrosiPërderisa Noizy e ka hedhur në Instagram dhe i ka dhënë shumë suport, besoj që po. Unë mendoj që do ishte një bashkëpunim shumë i bukur.

Erjola Doci: Do e shkruaje ti tekstin?

Varrosi: Jo tekstin e shkruajnë vetë ata, nuk kanë nevojë për tekst.

VIDIO

Scroll to Top