
Sot në FanClub kanë dalë disa deklarata që Luizi ka dhënë posaçërisht për këtë emision lidhur me disa vendime të marra jashtë nga familjarët e tij.
Pasi u njoftua se familja e tij ka hapur një GoFundMe për të mbledhur të ardhura, ai u shpreh kategorikisht kundër.
“GoFundMe për mua? Po për çfarë? Do isha dakort sikur kjo iniciativë të përdorej, të përdorej imazhi im, që fondet të mblidheshin, që unë t’i mbledh e t’i dërgoj për një familje në nevojë, po për përfitime personale që t’i marr unë ato para, nuk pranoj në asnjë mënyrë.