Luizi i kërkoi falje për situatën e krijuar, por si reagoi Kiara?

Jil
Jil
2 Min Read

Më në fund Luiz Ejlli ka bërë një hap për të rregulluar marrëdhënien e tij me Kiara Titon. Mbrëmjen e djeshme, ai i shkoi te krevati, e pas 2 ditësh qëndrim erdhi edhe kërkesa e faljes. Luizi i bëri të ditur se nuk do donte ta vinte kurrë në atë pozitë e se është personi i fundit që do i bënte keq.

“Më fal, me gjithë shpirt. Je personi i fundit që dua të vej në këtë pozitë, më vjen keq me gjithë shpirt për atë që ndodhi“, u shpreh artisti.

Por si reagoi Kiara e cila prej kaq ditësh e priste këtë moment? I tha që nuk e beson më.

“Nuk po të besoj më, më duket sikur do përsëritet e njëjta gjë, nuk jam gati ta vazhdoj këtë gjë. Nuk e kam të lehtë ta kaloj këtë gjë. Jam ndjerë shumë keq, nuk e di sesa kohë më duhet të reflektoj e ta kaloj këtë gjë. Nuk është vetëm një më fal. Pse durove kaq gjatë për ta thënë këtë gjë? Vetëm ideja që më ke parë keq, duhet ta thoje, jo 2 ditë më vonë”, u përgjigj moderatorja duke kërkuar më shumë kohë

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *