Luizi i vë ultimatum Oltës: Nga ky moment me mua asnjë lloj komunikimi!

Jil
Jil
2 Min Read

Luizi ka vendosur të mos ketë asnjë komunikim me Oltën brenda shtëpisë së Big Brother.

Luizi: Me mu sot po të them, e thashë këtë bisedë, e bëra këtë bisedë dhe të uroj fat, suksese, shëndet, harmoni, pasuri, lumturi, çfarë të të dojë zemra”.

Olta: Gjithashtu

Luizi: Nga ky moment e mbrapa me mua s’ke asnjë lloj komunikimi. Mos më bëj të të të injoroj se del keq. Kështu që po ta them para.

Olta: Po, shumë faleminderit

Luizi: Nga ky moment ti me mua nuk ke as mirëmëngjes

Olta: Faleminderit që e the

Luizi: Dhe kisha pasur qef të mos e përmendësh emrin tim, siç nuk do ta përmend as unë. Të jap fjalën

Olta: Unë mos të përmend emrin ty?

Luizi: Fare

Olta: Sa herë të më teket, se je banor i shtëpisë

Luizi: Unë nuk ta përmend. Për mua nuk ekziston deri në momentin kur të jesh në nominim kokë më kokë me mua. Vetëm atëherë do flas

Olta: Po, dhe pse s’do flasësh ti?

Luizi: Se nuk e meriton

Olta: Pse? Ma shpjego.

Luizi: Se është mendimi im. Do e kuptosh kur të dalësh jashtë shtëpie

Olta: Po fol tani se ne po flasim, po bëjmë sqarimin e fundit

Luizi: Tashi natën e mirë, sonte e përnatë

Olta: Natën.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *