Luizi pranon gabimin dhe i kërkon falje këtij ish-banori të BBVIP

Editor
1 Min Read

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë deri më tani, por Luiz Ejlli ka pranuar një gabim që ka bërë në “BBVIP”, më saktë dy, por më specifikisht ka pranuar që ka gabuar me një banor brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, duke e bërë “armik kot”.

Fituesi i edicionit të dytë të reality show-t, ka bërë një video në Instagram-in e tij, ku thotë se dy gabime nuk ja fal vetes në program, i pari sigurisht është një veprim i gabuar ndaj Kiarës, që e bëri për të qarë dhe i dyti është mënyra si e ka trajtuar Eni Taren, ish-banorin e formatit që në fakt nuk la shumë gjurmë në lojë, por i emocioni të gjithë me historinë e tij.

Duke përfituar nga rasti që ishte me të në makinë, si askujt tjetër, Luizi i ka kërkuar falje publike Enit për mënyrën si e ka trajtuar, teksa modeli e ka pranuar ndjesën dhe duket që tani kanë një miqësi të mirë.


Epo u desh të vinte edicioni tretë, që të kishim një kërkim ndjese nga fituesi i edicionit të dytë ,por ja që më në fund e kemi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *