JiL.al - Jeto i Lumtur

Mall..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Ç’ma prek kështu zemrën?
Ç’më ben që të ziej?
Ç’më shtyn të largohem
Prej dhomës përtej?
Po ndrit cip’ e reve
Rreth shkembit ajte!
Atje do të vete,
Atje n’atë dhe!Ja, korbat në erë
Flatrojnë me gaz;
Përzihem mes tyre,
Mes tufës humbas
Dhe malit e murit
I vijmë përqark;
Ajo është atje poshte,
Ajo eshte atje largAjo vjen e endet,
Une ik, fluturoj,
Në pyllin e dendur
Si zog po këndoj
Dhe e ndal ajo hapin
E qesh e përgjon:
“Ai kendon ëmbël,
Për mua këndon”Po i lan perëndimi
Kodrinat me ar;
Sodit bukuroshja
Me shpirt mendimtar
Dhe shkon buzë lumit
Mbi bar e stoli
Dha hapat i zhduken
Në terrin e zi

Sakaq unë shfaqem
Si yll shkëlqimtar
“Kaq afër, kaq larg,
Ç’ndricon posi zjarr?”
Ti fort e mahnitur
Shkelqimin e pe;
Por mua të lumtur
Ndër këmbë më ke.

Johann Wolfgang Goethe
Jeto I Lumtur

Jeto I Lumtur

Scroll to Top