Mbi 10 vite në skenë, Kida e dëshmon edhe njëherë “thjeshtësinë” që e karakterizon…

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Orhidea Latifi e njohur si Kida na ka “rikthyer” në fillimet e karrierës së saj.

Këngëtarja ka ndarë një foto me Kreshnik Fazliun (Mc Kreshën) i cili ka qenë bashkëpunëtori i saj i parë që kur debutoi në tregun tonë muzikor.

Bëhet fjalë për 8 vite më parë kur dyshja sollën atë që më pas u kthye në hit “Rikthejna na”.

“Që prej ditës së parë,”-shkruan Kida krahas fotos me reperin.

Kujtojmë që disa javë më parë Kida kujtoi 10 vitet e saj të karrierën në muzikë. Këngëtarja publikoi një video gjatë momenteve të performancës së saj në koncertin që u organizuar në heshin “Skënderbej” ku performoi dhe ylli me famë botetore Rita Ora në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022” dhe krahas postimit shkroi:

“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam degjuar.

Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shume, urs always #Kida ❤️”.

Lexo të radhës

Granit Xhaka feston ditëlindjen e 30-të, bashkëshortja i bën një dedikim

“Pse të djeg miza?”, Ermal Mamaqi sqaron Arta Nitajn

“Bora Zemani është femra më mendjemadhe”, ish-konkurrentja e Përputhen tregon çfarë…

Detaje/ Martohet sot Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *