JiL.al - Jeto i Lumtur

Mënyra më e mirë për ta dyfishuar paranë është ta palosësh dhe ta fusësh në xhep”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

1. “Paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në botë. Dashuria është. Për fat të mirë, unë dua paratë”. * Jackie Mason

2. “Tek Perëndia besojmë. Të gjithë të tjerët duhet të paguajnë para në dorë”. *Thënie amerikane

3. “Paratë janë më mirë se varfëria, por vetëm për arsye financiare”. *Woody Allen

4. “Koha është më e vlefshme se paratë. Paratë mund të shumohen, por për kohën themi të kundërtën”. – John Updike

5. “Nëse i detyrohesh bankës 100 dollarë, ky është problemi yt. Nëse i detyrohesh bankës 100 milionë dollarë, atëherë është problemi i bankës”. – JP Getty

6. “Nuk ka rëndësi a je i bardhë apo me ngjyrë … ngjyra e vetme që ka rëndësi është e gjelbra”. – Family Guy

7. “E vetmja mënyrë për të mos menduar për paratë … është të kesh shumë prej tyre”. – Edith Wharton

8. “Nëse doni të dini se çfarë mendon Zoti për paratë, mjafton të shihni njerëzit të cilëve ai ua jep”. – Thënie e vjetër irlandeze

9. “Jini të pasur për veten tuaj … dhe të varfër për miqtë”. *Juvenal

10. “Nëse doni ta dini vlerën e parave, provoni të merrni hua disa”. *Benjamin Franklin

11. “Me 10 mijë dollarë do të ishim milionerë! Kështu do të blinim gjithë gjërat e nevojshme si … dashuria! – Homer Simpson

12. “Mënyra më e lehtë që fëmijët të mësojnë për paratë do të ishte kur ju të mos kishit”. – Katharine Whitehorn

13. “Financa është arti i kalimit të parave nga dora në dorë derisa më në fund të zhduket”. – Robert W. Sarnoff

14. “Gjithçka që kërkoj është një mundësi për të treguar se paratë nuk më bëjnë të lumtur”. – Spike Milligan

15. “E ç’vlerë ka lumturia? Ajo nuk t’i blen dot paratë”. – Henry Youngman

16. “Shumë njerëz shpenzojnë paratë që s’i kanë fituar, për të blerë gjëra që s’i duan, për t’i lënë mbresa njerëzve që s’i pëlqejnë”. – Will Smith

17. “Sikur vetëm Perëndia të më jepte një shenjë të qartë … si për shembull të më hapte një llogari të madhe në një bankë zvicerane”. – Woody Allen

18. “Ai që martohet për dashuri pa para kalon netë të mira dhe ditë të këqija”. – Thënie amerikane

19. “Mes punës dhe familjes, vërtet që s’po kaloj shumë kohë me paratë e mia”. – Thënie amerikane

20. “Ndryshimi mes një divorci dhe një ndarjeje ligjore është se ndarja ligjore i jep burrit kohë për të fshehur paratë e tij”. *Johnny Carson

21. “Një bankë është një vend që do të të japë para nëse i vërteton se s’ke nevojë për to”. *Bob Hope

22. “Kushdo që thotë se paratë nuk e blejnë lumturinë, thjesht nuk dinë se ku të bëjnë pazar”. *Bo Derek

23. “Kur isha i ri mendoja se paratë ishin gjëja më e rëndësishme në jetë; tani që jam i rritur e di se janë vërtet”. – Oscar Wilde

24. “Monedha është e pavlefshme në ditët e sotme”. – Yogi Berra

25. “اdo ditë ngrihet dhe shikoj listën e “Forbes” për njerëzit më të pasur në Amerikë. Nëse nuk jam atje, shkoj në punë”. – Robert Orben

26. “Gjithmonë merr para hua nga një pesimist … ai nuk pret që ti t’ia kthesh”. – Thënie amerikane

27. “Nëse mendon se askujt nuk i intereson nëse je gjallë, provo të mos paguash dy muaj fatura”. – Earl Wilson

28. “Mos më thoni se ku i keni prioritetet. Më tregoni për çfarë i shpenzoni paratë dhe unë do t’ju tregoj se çfarë janë”. – James W. Frick

29. “Arsimi formal do t’ju nxjerrë bukën e gojës; mësimet nga jeta do t’ju bëjnë të pasur”. – Jim Rohn

Scroll to Top