Më poshtë ju servirim disa nga thëniet më të mençura të tij, të cilat padyshim se do ju bëjnë të mendoni më ndryshe mbi jetën dhe njeriun modern të ditëve të sotme:
-Ekzistojnë dy lloje të njerëzve: ata me të cilët lidhesh lehtë por edhe lehtë rrinë pa ta, dhe ata me të cilët është vështirë të lidhesh, por e pamundur të rrish pa ta!
– Një njeri inteligjent ndonjëherë detyrohet të dehet dhe të shpenzojë kohë me budallallekun e tij.
– Njeriu nuk është ndërtuar për t’u mposhtur. Njeriu mund të shkatërrohet, por jo të mposhtet.
– Lumturia te njerëzit inteligjent është gjëja më e rrallë që e kam parë.
– Cilat gjëra e dëmtojnë një shkrimtar? Politika, gratë, pijet, paratë, ambicia. Por një shkrimtar e dëmtojnë edhe mungesa e politikës, grave, pijeve, parave dhe ambicies.
– Nuk ka asgjë fisnike tek të qenit superior ndaj shokut tuaj. Fisnikëri e vërtetë është të qenit superior ndaj ish-vetes tuaj”.
– Është mirë që udhëtimi të ketë një fund, por në fund është vetë udhëtimi ai që ka rëndësi”
– Jeta e çdo njeriu përfundon në të njëjtën mënyrë. Janë vetëm detajet se si dikush e ka jetuar jetën dhe se si ka vdekur që na dallojnë nga njëri-tjetri.
– E sotmja është vetëm një ditë nga të gjitha ditët që do të vijnë në vazhdim. Por, ajo që do të ndodhë në të gjitha ditët e tjera që do të vijnë, mund të varet ajo që do të bëni sot”.
Ernest Heminguej
Jeto I Lumtur