Mënyra sesi e shohim botën është mënyra sesi e shohim veten.

Jil
Jil
3 Min Read

Në një vend të largët jetonte një plak i mençur.

Plakut i pëlqente të shikonte kalimtarë siç ishin tregtarët nga një qytet tjetër dhe fshatarë që shkonin në qytete të tjera për të shitur prodhimet e tyre. Kështu, çdo ditë ai ulej në një stol të vendosur jashtë qytetit për të parë njerëzit që kalonin pranë atij qyteti.

Kur ai ulej atje, nipi i tij shkonte me të atje dhe luante gjatë gjithë kohës derisa të ktheheshin në shtëpi.

Një ditë, një udhëtar iu afrua dhe filloi të bisedonte me të.

Udhëtari pyeti: “O plak ti ke jetuar në këtë qytet, si janë njerëzit e këtij qyteti?”

Plaku e pyeti: “Nga je? Si janë njerëzit atje në qytetin tuaj??”

Udhëtari u përgjigj: “Unë jam nga qyteti nga prapa maleve. Njerëzit atje nuk janë shumë interesantë. I shoh shumë të ftohtë, të poshtër dhe të mbyllur”

Plaku me shikim të trishtuar u përgjigj: “Edhe njerëzit këtu janë të këqij, jo miqësorë apo dhe të ftohtë në karakter.”

Pas kësaj përgjigje, udhëtari u largua dhe vazhdoi udhëtimin e tij.

Po atë ditë, pak më vonë plaku pa një tjetër udhëtar që i afrohej. Ata të dy biseduan për pak dhe madje ai udhëtar përfundoi duke i bërë të njëjtën pyetje plakut.

Udhëtari pyeti: “Si janë njerëzit që jetojnë këtu?”

Plaku e pyeti: “Nga je? Si janë njerëzit në qytetin tuaj?”

Udhëtari u përgjigj: “Unë jam nga qyteti nga prapa maleve. Njerëzit atje janë shumë bujarë, të sjellshëm dhe miqësorë.”

“Epo, edhe këtu do të gjeni njerëz bujarë, miqësorë dhe të ngrohtë.” u përgjigj plaku.

Pas pak edhe ai udhëtar u largua. Nipi i tij i madh që po luante pranë tij e shikonte të gjithë këtë.

Kështu, fëmija iu afrua gjyshit dhe i tha: “O gjysh, ti po thua gënjeshtra. Nuk është e hijshme. Ti më mësove të mos gënjej dhe megjithatë u ke thënë gjëra të ndryshme për qytetin tonë.”

Plaku mbajti nipin e tij në prehër dhe tha: “Gjatë atyre shkëmbimeve nuk thashë asgjë. Ata vetë thanë se si i shihnin gjërat. Gjithçka që bëra ishte pasqyrimi dhe reflektimi i ideve të tyre dhe mënyrave të tyre të jetesës.”

Mësimi:

Nëse zgjohemi në mëngjes dhe e shohim botën si miqësore, bashkëpunuese dhe dobiprurëse atëherë ajo ashtu do të jetë. Nëse zgjohemi në mëngjes dhe e shohim botën sikur të gjithë janë kundra nesh, sikur po nga shtyn në kurth, armiqësore, apo me njerëz të ftohtë, atëherë ajo ashtu do të jetë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *