Tërë gjithësia e shkrirë në një qenie – kjo quhet dashuri.
Tërë një libër në një fjalë, i tërë oqeani në një pikë loti, shtatë palë qiell në një shikim, fortunë në një ofshamë, rrufe në një prekje, njëmijë vjet në një çast! Kjo është dashuria.
Dashuria është romani i zemrës.
Nëqoftëse drita është dashuria e parë e jetës, athua a është dashuria drita e zemrës ?
Dashuria është pëlhurë që e thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje!
Dashuria është zjarr, flaka e të cilës i djeg të gjitha vështirësitë e njerëzimit.
Të dashurosh, edhe më keq të mos dashurosh, por më së vështiri është ta gjesh atë që të do!
Dashuria është poet i madh i cili kurrë nuk e sheh të dashurin ashtu siç është, por ashtu siç dëshiron të jetë.
Nëse nuk të ka prekur dashuria, je duke ecur nëpër terr.
Jeta pa dashuri është si viti pa pranverë.
Zemra është pasuri, që as nuk shitet, as nuk blehet por dhurohet.
Dashuria nuk mund të jetë e thellë, nëqoftëse nuk është e pastër.
Dashuria e përhershme është xhevahir, i cili ka nevojë për kuti të artë.
Dashuria shndërrohet në shkallë të arta nëpër të cilat zemra ngjitet deri në qiell.
Dashuria është det, gjithkush mund të zhytet, por ai që s’din t’notoj, mund edhe të mbytet!
– Dashuria është e verbër, ç’menduria e përcjell!!
– Dashuria është një kopsht me lule nëse hyn aty dije se u ngule!!
Nga Jeto I Lumtur.al
Jeto I Lumtur