Mësoni kuptimin që mbart simboli i peshkut!

Jil
Jil
1 Min Read

Peshku 

Në shumë kultura, shfaqja e peshqve në ëndrra është një lajm i mirë. Kështu nëse shfaqesh duke notuar me një peshk kjo nënkupton një shtazëni të afërt, sidomos tek gratë që e presin atë.
Mbajtja e një varëse me simbolin e peshkut reflekton simbolin e natyrës femërore dhe pjellori. Besohet, se gëlltitja e peshkut ose pjesë prej tij ndihmon në rast steriliteti, gjithashtu se fëmijët e lindur me ndihmën e mrekullisë posedojnë tipare të pazakonshme.

Sipas përfytyrimeve tradicionale peshqit mund të plotësojnë dëshira dhe kjo ndodhte jo vetëm në përralla. Nëse mbani një objekt të tillë fatsjellës në shtëpi apo biznes, padyshim që do të keni mbarësi. Po ashtu edhe menjëherë pas martesës, nëse doni që të lindni sa më parë, bëni mirë të mbani ndonjë antikuar me simbol peshkun apo objekte të ngjashme.

Që nga kohët e postkristianizmit, ky simbol është shfaqur shpesh edhe nëpër veshje dhe dizenjo, duke u rikthyer në vëmendje të stilistëve, apo shpesh të krijuesve të bizhuterive, si një ndër simbolet më të parapëlqyera, pasi shumë njerëz e duan këtë shenjë të pranishme në jetën e tyre.

LIFE STYLE Kuriozitete

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *