Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Xhoi Bare, miku i ngushtë i Efit.
Ai u shpreh i lumtur që Efi u kualifikua në finale, duke e quajtur totalisht të merituar. Sa i përket marrëdhënes me Kiarën dhe Luizin, sipas tij gjërët do të qetësohen jashtë.
“Unë mendoj që ajo do shkojë në dasmën e tyre dhe do jetë e para që do të marrë vallen. Kur të dalin jashtë çdo gjë do sqarohet”, u shpreh ai.
I pyetur nga Bieta se kë sheh në finale bashkë me Luizin dhe Efin, ai përmendi Dean si finalist të tretë dhe për të katërtin shprehu pëlqim mes Kristit dhe Qetsorit.