Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Fqinjët tanë përtej detit i kanë dhënë shumë botës.
Jo pak prej mendjeve më të ndritura të botës kanë qënë pikërisht ata, italianët e artit, shkencës, filozofisë, lista vazhdon gjatë.
Për kënqësinë e lexuesve tanë, ne kemi sjellë një koleksion përfaqësues nga urtësia e këtij populli.
Ne jemi gjithnjë në pritje të mendimeve tuaja, të na thoni cilën pëlqyet më së shumti.
Miku i priftit humbet fenë , miku i mjekut humbet shëndetin, miku i avokatit humbet trashëgiminë.
Ai që nuk ndërron mendje ndoshta nuk ka fare.
Ankohemi për mungesë kohe por e humbim si të ish me tepricë.
Dëshira për të dhjerë dhe për t’u martuar vjen befas.
Durimi është një bimë e mirë, por që nuk del në çdo kopsht.
Dysho te miqtë dhe mos beso tek armiqtë.
Dhelprës nuk i pëlqejnë qershitë sepse s’di të hipë në pemë.
Engjëll në rini, dreq në pleqëri.
Gratë dhe pëlhurat mos i shih në dritën e qiriut.
Janë tre lloje tradhëtie: të kënaqur, të zemëruar dhe ata që nuk dinë.
Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë.
Kujtimi i vuajtjave e dyfishon lumturinë.
Kur armiku largohet, lehtësoja rrugën.
Kur liria s’di të mbrojë vetveten, atëherë s’është më e vlefshme.
Kur zemra ngulitet te dashnori, s’ka rëndësi rangu i tij.
Kush di pak e thotë shpejt.
Kush di, urdhëron, kush nuk di, bindet.
Kush hipën më lart se i takon, bie më poshtë sa nuk beson.
Kush ka para dhe lidhje miqësore, nuk ka nevojë të brengoset për shoqërinë.
Kush kërkon grindje gjen menjëherë shkak.
Kush mundet – nuk don, kush don – nuk mundet, kush din – nuk bën, kush bën – nuk din dhe kështu bota shkon mbrapsht.
Kush qesh të premten, qan të dielën.
Kuvendi i dhelprave, batërdija në pula.
Lavdërimet janë të dobishme për të mençurit, ndërsa shumë të dëmshme për të marrët.
Liria e tepruar është nëna e shkatërrimit.
Me art dhe gënjeshtër jeton gjysma, me gënjeshtër e art gjysma tjetër.
Mendimet janë si gratë , më lehtë të ushqesh dhjetë se të veshësh një.
Mënyra më e mirë të bësh para është të kesh një trashëgimi të mirë e të shpenzosh pjesë të saj.
Më mirë të puthësh një grua të shëmtuar se të vetpërkëdhelesh.
Mos i bëj pordhë atij që ka vithe.
Mos i jep këshilla vetëm atij që të kërkon para.
Mulliri i urisë, kur ka ujë, nuk ka grurë.
Ndalohu ku këndohet dhe gëzohet, njerëzit keqberës nuk këndojnë.
Ndershmëria matet me gjëra të vogla.
Nëse vajza të psherëtinë pranë, merre, don të jetë e jotja.
Nuk ka qënie më të dëmshme se njeriu që nuk zbaton ligjet.
Njeriu i mirë nuk mund t’i shpëtojë gjithmonë shpifjes.
Një grimë e vërtetë ndihmon të bluhet gënjeshtra.
Një pamje e jashtme e bukur mund të mbulojë një shpirt të shëmtuar, një shpirt i bukur zbukuron edhe pamjen e jashtme.
Para se të njohësh diçka, as mos e lëvdo, as mos e qorto.
Për bujkun dembel, çdo shatë është i keq.
Për të bërë pasuri, mëso nga milingonat.
Poeti depërton atje ku nuk mund të hyjnë as rrezet e diellit.
Puthjet janë si qershotë: njëra tërheq tjetrën.
Qepja shkon kot nëse peri s’ka nyje.
Stina e verës është stina e të varfrit.
Shpresa është thesari i fukarait.
Shumë kanë vuajtur se kanë folur, asnjë s’ka vuajtur se ka heshtur.
Të fshehtat e grave i di vetëm unë, ju dhe i gjithë fshati.
Të porsanjohurit që shpërthejnë në lëvdata e dashuri, mos i besoni.
Vaji dhe e vërteta sado vonë dalin sipër.
Vajzën dhe vreshtin, kujdes fqinjin.
Vesi që nuk ndëshkohet, rriten pafundësisht.
Xhelozia është një pasion që kërkon me këmbëngulje shqetësimin.
Zemra e gruas si një portokalle, dikujt një thelë, dikujt një cohë.
Zoti i krijon, pastaj i bashkon.