Flitet shumë historinë e një mjeshtri të madh Zen i quajtur, Rinzai. Ai takohej me njerëz në shtëpinë e tij, vend ku zhvillonte edhe bisedat me ta.
Një ditë i erdhi një burrë. Zotëria nuk ishte në humor të mirë dhe për këtë, kur hyri në dhomën e Mjeshtrit, e shtyu dhe përplasi derën shumë fort.
Ai hoqi këpucët dhe i hodhi dhe sapo ngriti këmbën për të kaluar pragun, pikërisht atëherë Rinzai tha: “Prisni, mos hyni”.
Zotëria iu përgjigj ngutshëm: “Pse?”
Rinzai u përgjigj: “Shko fillimisht dhe kërkoju falje derës dhe këpucëve”.
Burri tha: “Për çfarë po flisni kështu? Kisha dëgjuar se këta mjeshtrit Zen janë të çmendur, nuk e besova. Por tani duket e vërtetë, po e shoh me sytë e mi.
Çfarë është kjo marrëzi që thoni? Pse duhet t’i kërkoj falje derës dhe këpucëve? Si mund të flas me objektet? Duket kaq e turpshme.”
Rinzai u përgjigj: “Tani dil jashtë, dhe mos u kthe më kurrë. Nëse mund të jeni i zemëruar me këpucët, dhe shprehja e zemërit të duket formë komunikimit atëherë pse nuk mund të jetë falja një e tillë?
Kur je i zemëruar, nuk kishe kohë për të menduar kurrë se ishte kaq marrëzi të zemëroheshe me këpucët. Nëse mund të komunikosh me anë të zemërimit, atëherë pse jo me anë të dashurisë?
Kur e përplasje derën me një zemërim të tillë, u shprehe me derën, u solle gabim, imoralisht. Ajo derë nuk të ka bërë gjë.
Marrëdhënia është marrëdhënie, zemërimi është një marrëdhënie. Nëse nuk mund të kërkoni falje, atëherë nuk jeni i mirëpritur në shtëpinë time”.
Nën ndikimin e heshtjes së Rinzait, të njerëzve të ulur aty, ky zotëri e kuptoi.
Ai e kuptoi logjikën e saj dhe ajo ishte shumë e thjeshtë – Nëse mund të jesh i zemëruar, atëherë pse nuk mund të jesh i dashur?
Njeriu shkoi dhe preku derën dhe lotët filluan t’i rrjedhin nga sytë,nuk i mbante dot lotët. Pastaj u përkul para këpucëve të veta, tek ai ndodhi një ndryshim i madh.
Në atë moment ai u kthye dhe erdhi drejt Rinzait, Rinzai e mori në krahë dhe e përqafoi.
Zemërimi dhe dashuria nuk kanë kufij. Ju zgjedhni atë që keni vendosur të ndiqni.
Shikoni mendimet tuaja, ato bëhen fjalë. Shikoni fjalët tuaja, ato bëhen veprime. Shikoni veprimet tuaja, ato bëhen zakone. Shikoni zakonet tuaja, ato bëhen Karakter. Shikoni karakterin tuaj, ai bëhet Fati Juaj.