JiL.al - Jeto i Lumtur

Mospunësia vret, vetëm ai që vepron, jeton.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dembelët e dinë gjithmonë sa është ora.

Përtesa gërryen dhe shkatërron heshturazi synimet dhe vlerat tona.

Përtesa është një nga ato vese me të cilat ne pajtohemi lehtë.

E sheh vetë, si nga përtesa vyshket trupi i palëvizshëm, si në pellgun e fjetur qelben ujrat e ndenjura.

Mendjemadhësia dhe përtesa janë dy burimet e të gjitha veseve.

Është një punë tmerrësisht e rëndë – të mos bësh asgjë.

Mospunësia si ndryshku, e bren njeriun më shpejt se lodhja e punës.

Përtesa është ndryshk për mendjen dhe trupin.

Deles përtace i rëndon edhe leshi i vet.

Njerëzit që s’punojnë janë të vdekur, sado gjatë të rrojnë.

Kur një parazit nuk ju zemëron do të thotë se dhe ju vetë i ngjani në diçka.

Përtesa e dobëson trurin, puna e forcon.

Mospunësinë unë e quaj një lloj vrasjeje.

Shpirti i keq në mes mospunësisë lëshon rrënjë.

Mospunësia e ngeshme vret zjarrin e guximit.

Përtaci dhe zelltari nuk mund të shkojnë bashkë sepse përtaci e përbuz shumë zelltarin.

Durimi është arti i të shpresuarit.

Durimi dhe koha bëjnë më shumë nga tërbimi i fuqisë.

Durimi është vërtet veti e mrekullueshme, por me kalimin e kohës ai na bën moskokëçarës.

Askush nuk i dëgjon qortimet më me durim, se ata që meritojnë lëvdata.

Ne jemi për durimshmërinë, por të durosh padurimshmërinë është thjesht e pamundur.

Padurimit, vetë shpejtësia i duket ngadalësi.

Kurrë mos e humb durimin – ky është çelësi i fundit që hap dyert.

Kush është i aftë të durojë është i aftë të arrijë çdo gjë që dëshiron.

Durimi nuk rritet në kopësht.

Shpesh mungesën e energjisë e marrin për durim.

Durimi është pjellë e fuqisë këmbëngulja fryt i dobësisë dhe më saktë i dobësive mendore.

Ai që kremton çdo ditë nuk ka kurrë festë të vërtetë.

Ngeja është ndryshk për shpirtin.

Në qoftë se dëshiron të kesh kohë të lirë, mos e humb kohën kot.

Unë nuk jam kurrë më i zënë se sa në kohën time të lirë.

Pushimi dhe ngeja ëmbëlsinë ia detyrojnë punës.

Scroll to Top