“Mu duke si ato që mbledhin kanaçe”- Zhkalin Lekatari i përgjigjet publikisht ndjekësit

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Blogerja Zhaklin Lekatari ka publikuar një koment të marrë nga një ndjekës i saj në rrjetet sociale, duke i kthyer publikisht atij një përgjigje.

Në një video që blogerja ka postuar në Instastory shihet komenti i ndjekësit i cili shkruan: “Të pashë një ditë në rrugë, mu duke si ato që mbledhin kanaçe.”

Nuk ka munguar as përgjigja nga Zhaklina, e cila në videon e postuar thotë: “Sot jam këtu për t’ju treguar veshjen për të mbledhur kanaçe”, shoqëruar me mbishkrimin: “Nga rubrika: 101 aryset pse pellazgu shqiptar nuk meriton jetën”

Image

Postimi i Zhkalin Lekatari

FOTO GALERI

Më tej në një video tjetër të postuar blogerja sqaron arysen pse ka vendosur ta publikojë këtë koment, mes mijëra komenteve të tjera që merr.

“Ka një arsye pse e vendosa komentin e kanaçeve sepse mund ta injoroja. E vendosa sepse unë e urrej modelet binare, modelet gjinore. Pse? Sepse ai model i gruas mua më qëndron i ngushtë nuk e gjej veten tek ai model. Unë jam një grua por nuk identifikohem me gruan ultra-femërore. Gruaja mund të jetë si të dojë ajo si t’i dojë qejfi asaj. Jam shumë e lodhur duke dëgjuar që një grua duhet të jetë e brishtë, duhet të flaës me zë të ulër, e pambrojtur, që duhet të ketë thonjtë e gjatë, që të veshë fustane me lule, leshi preshi… Unë jam thjesht vetja, mësoni të jeni vetja dhe jo t’i përgjigneni modeleve binare të ngushta”- shprehet ajo.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *