Ndihem gjithmonë i lumtur! Dhe a e di pse? Sepse nuk pres asgjë prej askujt! Pritshmëritë të lëndojnë gjithmonë. Jeta është e shkurtër, ndaj duaje jetën tënde. Ji i lumtur. Dhe vazhdo të buzëqeshësh. Para se të flasësh, dëgjo. Para se të shkruash, mendo. Para se të shpenzozh, fito. Para se të lutesh, fal. Para se të lëndosh, ndjej. Para se të urresh, dashuro. Para se të heqësh dorë, provo. Dhe përpara se të vdesësh, jeto!
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Shakespeare
Mos u lut që të kesh një jetë të lehtë.
Lutu të jesh një njeri i fortë!
Mos u lut që të të japin detyra që përshtaten me aftësitë e tua.
Lutu të kesh aftësitë për të përballuar detyrat që të jepen!– Phillips Brooks
Të vdes, e dashur? E përse? Kjo është gjëja e fundit që kam për të bërë!
– Groucho Marx
Mos i poshtëroni njerëzit e më dhenj për një a dy faje të tyre, sepse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formën më të përsosur.
– Sami Frasheri
Nuk di si ta shpreh; po me siguri ti, sikurse të gjithë, e ndjen se ka ose duhet të ketë një jetë tjetër jashtë teje. Ç’kuptim do të kishte të vija në jetë, në rast se unë do të kufizohesha vetëm në veten time?
– Lartesite e Stuhishme, Emily Bronte
Njerëzit mendjeshkurtër besojnë fatin, njerëzit e fortë besojnë shkakun dhe pasojën.
– Ralph Wado Emerson
E parë nga këndvështrimi i rinisë, jeta është një e ardhme pafundësisht e gjatë; nga këndvështrimi i moshës së thyer, përngjason me një të shkuar shumë të shkurtër. Kur ne lundrojmë tutje, objektet në breg bëhen akoma më të vogla dhe më të vështira per t’u njohur dhe për t’u dalluar: kështu ndodh dhe me vitet tona të shkuara, me të gjithë ngjarjet dhe aktivitetet e tyre.
– Artur Shopenhauer
Disa njerëz nuk mund t’i çlirojnë zinxhirët e tyre, megjithatë ata çlirojne të tjerët.
– Niçe
E vërteta kalon nëpër 3 stade: Stadi i parë, tallen e qeshin me të. Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër.Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë.”
– Artur Schopenhauer
Më mirë të më urrejnë per atë që jam,
sesa të më duan për atë që nuk jam!– Curt Cobain
Vonë atë natë,
hapa atlasin në laptop-in tim
rrëshkita gishtat në mbarë globin
duke psherëtirë:
– Ku të dhemb?
M’u përgjigj:
Gjithkund
gjithkund
gjithkund…– Warsan Shir