ata është me barrë, ç’do të na pjellë mëngjesi.
Më mirë një buqetë me trëndafila, se një mullar me bar.
Më mirë uthullën në dorë, sesa hallvën e premtuar.
Kush ka rënë në bela, s’e çan kokën për taksat.
Lakuriqit çdo këmishë i rri tamam.
Lavdërimet e tepërta çorodisin fëmijën.
Lehja e qenit nuk i pengon retë.
Kur ke hall, mund të puthësh gomarin në bisht.
Kur mund të rrosh në paqe , mos trokit në derë të luftës.
Kur piqen frutat, kopshtari nuk i vë re të njohurit.
Kur të të kenë bërë ty njeri, do të jem bërë unë budalla.
Kur u bë deti kos, fukarait iu thye luga.
Ku do ta dijë pusi se kova ka fundin e çpuar.
Kujt iu dogj mullari, s’kish pse i trembej rrufesë.
Kumarxhiut hileqar çdo gjë që t’ia zhvatësh e ke qar.
Kundërshtari më i rrezikshëm është miku i kthyer në armik.
Kur i ka ardhur koha, preja shkon vetë te gjahtari.
Kur janë dy akçinj, gjella del o shumë e kripur, o pa kripë fare.
Je i nderhsëm në veprime me çdonjeri, do, s’do, do të nderojë.
Jo gjithçka e rrumbullakët është arrë.
Kam dhënë kaq këshilla, sa më ka zënë gjuha lesh.
Kandili që i duhet shtëpisë nuk çohet në xhami.
Kot mburret daullja, brenda është bosh fare.
Gjelin që do ta rrëmbejë çakalli në mëngjes, le ta rrëmbejë që në mbrëmje.
Gjëegjeza e gjetur të duket e lehtë.
Gjuha e kuqe merr në qafë kokën jeshile.
Hajduti njeh hajdutin; shenjti njeh shenjtin.
Ha pak të kesh shëndet.
Ha si do vetë, vishu si duan të tjerët.
I mbyturi kapet pas fijes së kashtës.
Inteligjenti flet atëherë kur të tjerët përreth heshtin.
Është më mirë të jetosh në zemrën e mikut se në shtëpinë e tij.
Frikoju nga ai që ta ka frikën.
Fut djathin në shishe e fërkon bukën nga jashtë.
Gërmove në mur, mos i qendro pranë.
Gratë janë sikur hija juaj, nëse shkoni pas tyre – ato ikin nga ju, ndërsa nëse ikni prej tyre – ato vijnë pas juve.
Gruaja e ligë (e përdalë) edhe në shishe po ta mbyllësh, edhe atje do t’i bëjë punët e liga.