JiL.al - Jeto i Lumtur

– Ndonjëherë jeta i ndan dy njerëz vetëm dhe vetëm për të treguar se sa të rëndësishëm janë ata për njëri-tjetrin.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

– Jetojmë në një kohë ku çdokush shikon dhe gjykon nëse je i shëmtuar apo i bukur…
askush nuk vëren dhe as interesohet nëse je i dëshpëruar apo i lumtur.

– “Ka vetëm dy kohë në jetë: TANI dhe SHUMË VONË”.


– Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.


– Koha vendos se kë do të takojmë në jetën tonë, zemra vendos se kë duam në jetën tonë dhe sjellja jonë vendos se kush do të qëndrojë në jetën tonë.


– Ka katër, dhe vetëm katër mënyra në të cilat vijmë në kontakt me botën. Na vlerësojnë dhe klasifikojnë sipas asaj që bëjmë, cila është pamja jonë e jashtme, çfarë themi dhe si e themi.


– Kur të kesh numëruar ata që ndodhen përpara teje, mendo për numrin e atyre që vijnë pas teje.


– Ëndërro si fëmijë, 

jeto si i çmendur,
dashuro si njeri…
E vogël bota,
dhe ne kalimtarë.

– E sotmja është një ditë shumë e veçantë, sepse kurrë nuk e kemi parë më parë. Kurrë nuk do ta jetojmë më. Është e vetmja ditë që kemi.


– Mos qaj për të kaluarën, nuk ekziston më. Mos u shqetësoni për të ardhmen, është ende larg. Le të jetojmë të tashmen dhe le ta bëjmë atë të bukur.


– Mund të mësoj çdo person se si të arrijë atë që do në jetë. Problemi është se nuk gjej asnjë që di se çfarë do.


– Nuk kam asnjë problem me ata që nuk dinë se çfarë kërkojnë. Mjafton të mos kërkojnë në jetën time.


– Nëse dikush të shikon si zgjidhje alternative, dhe jo si prioritet…ka ardhur koha që dhe ti ta shikojsh si…kujtim!!


– Një nga gjërat më të vështira dhe më të rëndësishme në jetën tonë, është gjetja e dikujt që ta duam dhe të na dojë.


– Kurrë mos e zhgënje dikë që të do në të vërtetë. Me kalimin e viteve do të kuptosh se kurrë nuk mund të gjesh të njëjtin person dy herë në jetë.


– Punoni një jetë për të shlyer një shtëpi. Në fund është e jotja dhe nuk ka asnjë që të jetojë në të.


– Ka dy zgjedhje në jetë: të pranosh situatat ashtu siç janë, apo të pranosh përgjegjësinë për t’i ndryshuar..


– Mund të detyrohem të jetoj pa lumturi, por kurrë nuk do të pranoj të jetoj pa nder.


– Kur jeta j’u sjell ndryshime – edhe për më mirë – disa njerëz largohen nga ju. 

Ndoshta sepse faza juaj e mëparshme u shkonte më shumë, ndoshta për shkak se mënyra jote e re e jetës nuk u përshtatet më, ndoshta për shkak se shtypin butona që lëndojnë … por është diçka që ndodh dhe ju duhet ta pranoni, sado e pakëndshme.

– Në çështjet e rëndësishme të jetës ne jemi gjithmonë të vetëm.


– Ekziston vetëm një mënyrë për të gjetur lumturinë në këtë jetë, dhe kjo është, ose të kesh një ndërgjegje të pastër ose të mos kesh fare ndërgjegje.


– Kuptimi i jetës është thjesht të jesh gjallë. Është kaq e qartë, kaq e kuptueshme, kaq e thjeshtë. 


Por megjithatë, të gjithë vrapojnë të pushtuar nga paniku, sikur ata kanë nevojë për të arritur diçka përtej asaj që janë. 

– Nuk ka dy njerëz në botë që e shohin jetën në të njëjtën mënyrë.


– Nëse në botën e sotme kishte një numër të madh njerëzish që dëshironin lumturinë e tyre më shumë se sa dëshironin mjerimin e të tjerëve, brenda pak vitesh do të kishim një parajsë.


– Vetëm kur të përjetoni një ngjarje serioze në jetën tuaj, do të mundeni të kuptoni se me sa gjëra të parëndësishme je marrë kaq kohë…


– Në fund të fundit, njeriu nuk duhet të pyesë se çfarë është kuptimi i jetës së tij, por ai duhet më mirë të kuptojë se është ai të cilit pyetja i është adresuar. 


– Gjithmonë mbani mend se mund të keni partnerin më të mirë pranë jush, por do të jeni të pakënaqur nëse nuk jeni të dashuruar me jetën tuaj. 


– Fraza entuziaste ”Vlen më shumë nderi, se jeta”, do të thotë: ”Ekzistenca dhe mirëqenia nuk vlejnë asgjë: vlen vetëm ajo të tjerët mendojnë për ne”.


– Shumica e njerëzve punojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre, vetëm për të jetuar. Dhe ajo pak liri që u mbetet, i shqetëson dhe përpiqen për të gjetur mënyra për ta hequr qafe atë.


– Një jetë e mirë është ajo që frymëzohet nga dashuria dhe udhëhiqet nga dija.


– I mençuri e konsideron jetën e tij si një njeri që duhet të jetojë gjatë në një kohë të shkurtër.


– Tre fraza që do t’ju ndihmojnë në jetë: “më mbuloni”, “ide e mirë, shef!”, “Kështu e gjeta kur erdha”.


– E vetmja gjë në jetë që është e mundshme pa përpjekje, është dështimi.


– Një nga momentet e lumtura të jetës është kur gjen fuqinë për të pranuar atë që nuk mund të ndryshosh.


– Jeta është tepër e shkurtër: nuk ja vlen barra qeranë ta kalojmë duke u zvarritur nën këmbët e horrave të përçmueshëm.


– Sekreti i jetës nuk është të bëjmë atë që na pëlqen, por të pëlqejmë atë që bëjmë. Dhe le të mjaftohemi në ato që kemi.


– Tre themelet e lumturisë në këtë jetë janë: diçka për të bërë, diçka për të dashur, diçka për të shpresuar.


– Nëse nuk lëvizni, mos prisni që dikush t’ju shtyjë.


– Ka tre gjëra të qëndrueshme në jetë … ndryshim, liri zgjedhjeje dhe parime.


– Jeta është një lojë ku rregullat e së cilës vazhdimisht ndryshojnë. Asgjë nuk e prish një lojë më shumë se ata që e marrin seriozisht.


– Kur ke të drejtë, askush nuk e kujton .. kur ke gabim, askush nuk e harron !!!

Scroll to Top