JiL.al - Jeto i Lumtur

Në bazë të karakteristikave zbuloni se cilit grup i përket shpirti juaj..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shpirti i secilit prej nesh dallon nga disa karakteristika të veçanta që janë zhvilluar gjatë shekujve dhe në mishërimet e veta të ndryshme. Në parim, megjithatë, tradita mistike i rendit ato në tre grupe të mëdha: shpirtrat nomadë, shpirtrat e lashtë dhe shpirtrat e rinj.

NOMAD

Shpirtrat nomade janë të vetmit që nuk grumbullojnë karma dhe që kanë kujtime të sakta për rimishërimet e tyre të mëparshme. Kur ata të kenë përfunduar detyrën për të cilën janë vendosur në botë, ata kthehen në vendin e tyre të origjinës dhe nuk rimishërohen më. Nga një këndvështrim praktik, ata janë njerëz inteligjentë dhe të vëmendshëm, të talentuar, me spiritualitet të madh dhe të tërhequr nga gjithçka që është alternative.

TE LASHTE

Shpirtrat e lashtë janë shpirtra të bllokuar në rrjedhën e rimishërimit për qindra, ndoshta mijëra, vite. Ata kanë jetuar pothuajse të gjitha fazat e përvojës fizike dhe po përjetojnë një nga rimishërimet e tyre të fundit. Këto shpirtra u përkasin njerëzve shumë të ekuilibruar dhe të ndjeshëm, të cilët kanë aftësi të madhe për artin, letrat dhe muzikën.

TE RINJ

Shpirtrat e rinj, të cilët përfaqësojnë grupin më të madh, janë ata që kanë jetuar pak rimishërime dhe kanë më shumë përvoja për të bërë. Për këtë arsye, njerëzit me këtë lloj shpirti kanë tendencë të jetojnë gjithçka në maksimum, ata janë egocentrikë dhe shumë konkurrues, shkruan bota.al. Pak të ndjeshëm, ata jetojnë dashurinë dhe miqësinë me xhelozi dhe posedim, dhe janë të shtyrë të bëjnë gjithmonë të njëjtat gabime.

Ju mund të identifikoheni në një nga këto tri grupe shpirtrash në total ose vetëm pjesërisht. Ndjenja se jeni pjesë e një kategorie ose një tjetër, në çdo rast, nuk do t’ju bëjë më të mirë, por do t’ju ndihmojë të njihni më mirë dhe të shihni gjithçka në mënyrë më të qartë. Mos harroni se kalimi ynë në Tokë është vetëm një hap në rrugën e gjatë drejt mençurisë dhe vetëdijes.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top